Numërohen 4911 kuti, të paktën 77 607 vota dalin të pavlefshme, ja diferenca nga 2017
Lajmifundit
/
27 Prill 2021, 14:10
Politikë

Janë numëruar të paktën 4911 kuti të votimit nga 5 199 të tilla. Ajo që vihet re është se numri i votave të pavlefshme është shumë i madh. Mësohet se janë raportuar në 77 607 vota të pavlefshme në të gjithë vendin, ndërsa në zgjedhjet e 2017, numri total i votave të pavlefshme ka arritur në 31 790.
Aktualisht procesi i numërimit vijon në Qarkun e Durrësit dhe atë të Tiranës, ku sipas të dhënëve të KQZ kryeson PS me 48.67 % të votave, PD me 39.4% të votave, e treta në renditje është LSI me 6.85 % ndërsa forca e katër me më shumë vota në këto zgjedhje është PSD me 2.24 %.


