Numërohen më shumë se gjysmat e kutive në Lezhë, Shkodër dhe Kukës. PD lë pas PS. LSI siguron 1 mandat

Tre qarqet në veri të vendit Shkodër, Kukës dhe Lezhë, janë bastione që i kanë qëndruar besnikë Partisë Demokratike edhe në zgjedhjet e këtij viti.
Lezhë

Në Lezhë deri më tani janë numëruar 138 qendra votimi nga 249 që janë gjithsej. Nga këto PD ka mundur të marrë 17459 vota, ose 45%, të përkthyera në mandate deputetësh 4.
Ndërsa PS ka arritur të sigurojë 16030 vota, ose 41.5%, të përkthyera në mandate deputetësh 3.
Kurse LSI ka mundur të sigurojë vetëm 3444 vota, ose 8.9% duke e bërë të pamundur marrjen e një mandati në këtë qark, ndonëse janë ende kuti për t’u numëruar.
Diferenca mes PD dhe LSI në këtë qark është 1429 vota, por nëse do të bashkojmë PD-LSI kundrejt PS diferenca del me 4873.
Kukës

Në qarkun e Kukësit fitorja e PD-së në raport me PS-në duket më e thellë, ndërsa këto dy parti kanë një diferencë të madhe me LSI.
Deri tani në këtë qark kanë numëruar 129 qendra votimi nga 141 që janë në total dhe nga këto PD ka mundur të sigurojë 21072 vota, ose 63,0%, që të përkthyera në mandate deputetësh janë 2.
Ndërsa PS ka mundur të sigurojë 11785 vota, ose 35.2%, të përkthyera në mandate deputetesh 1.
Kurse LSI ka siguruar vetëm 53 vota edhe në këtë qark nuk ka mundur të marrë një mandat deputeti.
Diferenca mes PD dhe LSI në këtë qark është 9287 vota, por nëse do të bashkojmë PD-LSI kundrejt PS diferenca del me 9340.
Shkodër

Në Shkodër deri më tani janë numëruar 238 qendra votimi nga 411 që janë gjithsej. Nga këto PD ka mundur të marrë 27118 vota, ose 43.8%, të përkthyera në mandate deputetësh 5.
Ndërsa PS ka arritur të sigurojë 18196 vota, ose 29.4%, të përkthyera në mandate deputetësh 4.
Kurse LSI ka mundur të sigurojë vetëm 5740 vota, ose 9.3% duke e bërë siguruar kështu një mandat në këtë qark.
Diferenca mes PD dhe LSI në këtë qark është 8922 vota, por nëse do të bashkojmë PD-LSI kundrejt PS diferenca del me 14 662.


