Jep dorëheqjen Afrim Qendro, kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Afrim Qendro nuk do të jetë më në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Sipas burimeve të Euronews Albania, Qendro ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Kryeinspektorit të këtij institucioni.
Largimi i tij vjen vetëm pak muaj pasi mori drejtimin e IKMT-së, në shkurt të vitit 2026, duke zëvendësuar në këtë post Dallëndyshe Bicin.
Përpara marrjes së këtij posti, Qendro ka drejtuar Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), ndërsa më herët ka mbajtur edhe detyrën e Prefektit të Qarkut Tiranë.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për largimin e tij dhe as një shpjegim publik mbi arsyet që e kanë çuar drejt këtij vendimi. Gjithashtu, nuk është bërë i ditur emri i personit që pritet të marrë drejtimin e IKMT-së.
Largimi i Qendros shënon një tjetër ndryshim në drejtimin e institucionit, i cili është përgjegjës për inspektimin dhe kontrollin e territorit në vend.

