Rushaj: PD po thellon avantazhin, kemi një kryesim më të lartë se në zgjedhjet e kaluara

Politikë

Rushaj: PD po thellon avantazhin, kemi një kryesim më të

Drejtori i fushatës së PD, Alfred Rushaj u shpreh se ndryshe nga mbrëmë kur u hapën kutitë e para, sot trendi ka ardhur në rritje për PD-në, e cila sipas tij po thellon avantazhin, jo vetëm në këtë njësi, por të gjithë vendin.

Rushaj theksoi se bashkë me LSI-në si koalicion avantazhi do të jetë edhe më i thellë.

Ai shprehet se PD kryeson me shifra jashtëzakonisht të larta në krahasim me PD-në.

"Avantazhi i PD në njësinë 8 do të thellohet, besoj që vullneti i njerëzve për ndryshim do ti paraprijë kjo njësi, kështu që ne kemi gjithë interesin ta përfundojmë me sukses dhe integritet këtë proces.

Nё fakt, nё avantazh tani ёshtё Partia Demokratike nё kёtё zonё nё kёtё KZAZ ёshtё partia Demokratike ndёrsa pёrsa i pёrket ndaj asaj qё ambasadori ka thёnё ёshtё ajo se çfarё ne jemi munduar tё bёjmё gjatë gjithё ditёs e kёsaj periudhe. Çdo votё do tё numёrohet, zёri i qytetarёt do tё dёgjohet. Nё fakt qytetarёt kanё votuar pёr ndryshimin dhe kjo ёshtё e qartё nga kjo njësi ju e shikoni vetё qё partia demokratike ka njё avantazh qё po e thellon gjithnjё e mё tepёr aq mё tepёr Partia Demokratike nё krahasim me Partinё Socialiste si koalicion bashkё me LSI jemi nё nёj avantazh tё qartё dhe tё thellё.

Ne kemi një kryesim jashtëzakonisht shumë të ndjeshëm në krahasim me zgjedhjet e tjera paraprake. Pritshmëria jonë është që padyshim të marrim një avantazh të madh ndaj PS vetë si Parti Demokratike. Si koalicion pastaj, ky avantazh do të dyfishohet besoj."- u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT