Grupi ekstremist islamik vret dy gazetarë dhe një aktivist në Afrikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afrikë, në Burkina Faso ku dy gazetarë spanjollë dhe një aktivist irlandez, janë vrarë, pasi ishin marrë peng nga një grup personash të armatosur. Mësohet se viktimat ranë pre e një prite të ngritur ndaj një patrulle agjentësh kundër gjuetisë pa leje, me të cilën bashkëpunonin.
Në bazë të të dhënave të marra nga Burkina Faso, të dy gazetarët u vrannë nga një grup ekstremistësh islamik. Kryeministri Pedro Sanchez konfirmoi vdekjen e dy gazetarëve spanjollë, përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehej se, “lajmi më i keq është konfirmuar”.
Trupa e viktimave u gjetën në Pama dhe ata ishin duke bërë një dokumentar për gjuetinë e paligjshme në rajon.


