Xhafaj dhe Rakipi e lanë jashtë Parlamentit, reagon Bushati: Punova fort, por

Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën Ervin Bushati, pas lënies jashtë nga Parlamenti, ka reaguar për herë të parë. Përmes një postimi në Facebook, Bushati falenderon mbështetësit dhe thekson se ai ka punuar fort për këto zgjedhje dhe për Shqipërinë.
“TË PUNOJMË PËR PS! Unë si qytetar i Tiranes, i pari i kryesise se PS Tiranes, punova fort per objektivin e Partise Pocialiste: pastër drejt dhe suksesshëm. PS Tiranë mori një numër rekord votash +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë.
Ne cilesine e Kryetarit te PS te Tiranes ndjeja se kisha pergjegjegjesine per te gjithe perfaqsuesit e Partise Socialiste Tirane dhe u sigurova qe energjia jone te shkonte per te miren e madhe: #PS12Falenderoj mbeshtetesit e mi per gjithe energjine dhe qytetarine e treguar dhe ndjese po perseri per mbeshtetesit e mi, edhe si i pari socialist i Tiranes per pritshmerite individuale: me e rëndesishme dhe më e bukur është FITORJA E MADHE E PS! Tani na pret nje punë edhe më e madhe!!! Kryetari PS Tiranë, Ervin Bushati!”, shkruan ai.
Kujtojmë se Bushati u spostua nga Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi, të cilët morën shumë vota.


