"Nuk ka kompetenca"/ Pas dorëheqjes, Alibeaj njoftoi mbledhjen e kryesisë mesditën e sotme, deputët kundër

Politikë

"Nuk ka kompetenca"/ Pas dorëheqjes, Alibeaj njoftoi mbledhjen e

Në deklaratën e dorëheqjes si kryetar i komanduar, Enkelejd Alibeaj thirri mbledhjen e kryesisë më 19 maj ora 12:00, por nuk kishte dërguar asnjë njoftim tek anëtaret e kryesisë siç e përcakton statuti i PD-së.

Sipas këtij të fundit, një kryetar i dorëhequr nuk e thërret dot Kryesinë e partisë.

“Të drejtën për të kërkuar thirrjen e mbledhjes dhe për të propozuar vendime Kryesisë së Partisë e kanë Kryetari i Partisë, Sekretari i Përgjithshëm ose 1/5 e anëtarëve të Kryesisë. Vendimet në Kryesi merren me shumicë të thjeshtë të votave në prani të më shumë se gjysmës së anëtarëve të Kryesisë. Në rast se nuk sigurohet kuorumi i nevojshëm, atëherë mbledhja vijuese e saj për të njëjtin rend dite zhvillohet pavarësisht nga kuorumi”, thuhet në statut.

Një pjesë e anëtarëve të kryesisë janë shprehur për se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar, përveç lajmeve që kanë parë 1 ditë më parë.

Burime bëjnë me dije se fillimisht do të mblidhet grupi parlamentar për të diskutuar mbi situatën dhe më pas do të diskutohet me strukturat e tjera të partisë./A2CNN

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion