“Në nisje dhe në fund të çdo dite, gjëja që më mungon më shumë janë...”, dhimbja e Ronaldos për të atin

Showbiz

“Në nisje dhe në fund të çdo dite, gjëja

Të gjithë u përlotëm me lot gëzimi nga surpriza e bukur që i ati i bëri moderatorit Ronaldo Sharka brenda shtëpisë së “BBV” dhe më vonë me lot hidhërimi kur prindi i tij i dashur u nda nga jeta.

Kjo ishte një prej humbjeve më të mëdha e të dhimbshme për moderatorin, që pati fatin e mirë t’i kalonte me babain ditët e fundit të jetës së tij, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Ia ndjejmë dhimbjen në çdo lot, ndaj sërish u prekëm nga fjalët e ndjera të Ronaldos që na bënë t’i vlerësojmë prindërit nëse i kemi ende në jetë.

Telefonatat me të atin janë ato që i mungojnë më shumë Ronaldos, siç ka treguar në postimet e fundit.

''Në nisje dhe në fund të çdo dite, gjëja që më mungon më shumë janë thirrjet e këtij numri. Më ka marrë malli bab”- janë fjalët e moderatorit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion