I zhdukur prej 21 ditësh, gjendet i pajetë në një pyll 34-vjeçari shqiptar

Aktualitet

I zhdukur prej 21 ditësh, gjendet i pajetë në një pyll

Pas 21 ditësh i zhdukur, gjendet i pajetë në një pyll 34-vjeçari shqiptar, Avenir Hysaj. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, i cili punonte dhe jetonte në Bra të Italisë, ishte zhdukur pa lënë gjurmë.

 

Mediat shkruajnë se në ditën kur ishte zhdukur, më herët kishte qenë me prindërit për të bërë disa blerje dhe më pas ishte larguar duke thënë se do të kthej t’i merrte. Por, pasi i kishte lënë në qytetin e vogël të Roero, të gjitha gjurmët e muratorit kishin humbur.

Telefoni i tij celular ishte i paarritshëm nga ora 15:00 të së Dielës në 21 shkurtit. Familjarët menjëherë kërkuan ndihmë, por shqiptari fatkeqësisht u gjet i pajetë.

Mbi zbulimin e trupit dhe hipotezat mbi shkaqet e vdekjes, hetimet janë duke u zhvilluar nga Karabinierët, drejtuar nga Prokuroria Publike, të cilët ruajnë me rreptësi konfidencialitetin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion