Nis Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional, Rama: Do të trajnohen mbi 4 mijë mësues

Politikë

Nis Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional, Rama: Do të trajnohen

Ka nisur zbatimi i Programit Kombëtar për Zhvillimin Profesional të mësuesve që synon përgatitjen e tyre për metodat efektive të mësimdhënies.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në facebook, bën me dije se në kuadër të këtij programi, 4 mijë mësues në të gjithë vendin do të trajnohen Brenda këtij viti me metodat më efektive të mësimdhënies.

“MIRËMËNGJES dhe me fillimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që ka nisur në Durrës, Tropojë, Korçë, Elbasan, e që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, për të trajnuar mbi 4 mijë mësues në fazën e parë me metodat më efektive të mësimdhënies, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

Programi filloi me trajnimin e mësuesve nga shkollat në Durrës, Korçë, Elbasan dhe Tropojë, dhe do të zgjerohet për të përfshirë më shumë se 4000 mësues nga e gjithë Shqipëria deri në fund të vitit 2024. Synimi është trajnimi i mbi 16,000 mësuesve në vend, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi që do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e arsimit.

Ditën e djeshme, kryeministri mori pjesë në konferencën kombëtare për arsimin dhe formimin professional që u mbajt në Tiranë ku theksoi rëndësinë e përfshirjes së bizneseve private në këtë politikë që do të nxjerrë një numër më të lartë profesionistësh në fushat e domosdoshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion