Polonia paralajmëron konflikt NATO -Rusi: Aleanca mund të rrëzojë raketat e Moskës nëse…

Bota

Polonia paralajmëron konflikt NATO -Rusi: Aleanca mund të

“NATO po shqyrton mundësinë e rrëzimit të raketave ruse në rast se ato afrohen shumë me kufijtë e shteteve anëtare të aleancës Atlantike”, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm polak, dy ditë pasi Varshava foli për një shkelje të hapësirës ajrore të saj.

Qeveria e Polonisë tha të dielën se një raketë ruse e lëshuar gjatë natës në qytete në Ukrainën perëndimore ka shkelur hapësirën ajrore polake për 39 sekonda.

Ministria e Mbrojtjes polake siguroi se të gjitha sistemet e mbrojtjes kundërajrore janë aktivizuar dhe se kjo raketë do të rrëzohej nëse do të kishte treguesin më të vogël se po shkonte drejt një objektivi në tokën polake.

Dje, zëvendësministri i Jashtëm polak Andrzej Sejna i tha radiostacionit RMF24 se konsiderata të ndryshme janë duke u analizuar në NATO pas këtij incidenti, duke përfshirë mundësinë e rrëzimit  të raketave nëse ato afrohen shumë me kufijtë e vendeve anëtare të aleancës, të cilat përfshijnë Poloninë.

Por diçka që mund të bëhet vetëm me marrëveshjen e palës ukrainase dhe duke marrë parasysh pasojat ndërkombëtare, shtoi zoti Seina. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion