Vrasja e 21-vjeçarit në Ksamil, vjen reagimi i parë nga qeveria portugeze: Nuk kemi marrë asnjë...

Qeveria portugeze po monitoron rastin e vrasjes së 20-vjeçarit portugez në Ksamil. Kështu ka deklaruar për median portugeze “Renascença”, Raquel Trindade, përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Portugalisë.
“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek rastin e këtij shtetasi portugez që vdiq në Shqipëri dhe, nëpërmjet ambasadës së saj në Romë dhe gjithashtu konsullatës së nderit në Tiranë, po bashkëpunojmë me autoritetet lokale”, është shprehur zyrtarja.
Kjo e fundit ka deklaruar po ashtu se për momentin, ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur.
"Ne e dimë nga shtypi lokal se ka pasur arrestime, por për momentin nuk kemi ende informacion përmes rrjetit tonë për të ndarë", shton Trindade, e cila deklaroi se Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të monitorojë atë që është e nevojshme, si me autoritetet lokale ashtu edhe me familjet.
Deri më tani 11 persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e të riut portugez, mes tyre dhe autori i dyshuar kryesor i vrasjes.
29-vjeçari me iniciale S.V., ka precedent penal në Mbretërinë e Bashkuar për vepra penale që lidhen me trafikun e drogës, posedimin e armëve dhe drejtimin e rrezikshëm të automjetit. /


