VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës, momenti kur i riu përplaset me bordurën

Aktualitet

VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës, momenti kur i riu

Ky është momenti kur shoferi 25-vjeçari Kleo Vrioni, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me një bordurë betoni në rrugën dytësore Manzë-Kullë.

Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e automjetit, bashkëshorten e tij, 26-vjeçaren Sara Brugentelli, dhe 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri, të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, dy të plagosurit, 26-vjeçari Rejsi Vrioni dhe një 16-vjeçar me inicialet K.D., janë transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

“Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.

Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia më herët.

ME TE LEXUARAT