Nga Maja e Çipinit, Rama nxjerr videon e turistëve në një nga perlat e Shqipërisë
Lajmifundit
/
11 Nëntor 2024, 08:31
Politikë
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’i uroj një javë të mbarë qytetarëve me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka ndarë pamjet e një grupi turistësh, të cilët janë ngjitur në Majën e Çipinit në Bolenë të Vlorës.
“Mirëmëngjes dhe nga Maja e Çipinit në Bolenë të Vlorës, me emocionet e atyre që natyrën e kanë lajtmotiv të sfidave të bukura ekoturistike duke na prezantuar në një tjetër formë perlat e Shqipërisë, ju uroj javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.