Ndërrohen komisionerët në momentin e fundit, “bllokohet” procesi i votimit në një qendër votimi në Elbasan

Politikë

Ndërrohen komisionerët në momentin e fundit,

Në Elbasan, në qendrën e votimit numër 2351, KZAZ numër 50 është “bllokuar” procesi i votimit, për shkak se është bërë ndërrimi i komisionerëve në moment të fundit, gjithashtu, një komisioner ka munguar.

Mësohet se komisionerët janë të subjekteve të PD, PS dhe LSI, ndërsa komisioneri i këtij të fundit, është ai që nuk është paraqitur ende.

Për këtë situatë, kryetari i komisionit të kësaj qendre votimi, Gremi, tha se nuk kanë ende një konfirmim për mungesën e këtij komisioneri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion