Presidenti Meta votoi që në mëngjes: Për Kushtetutën, Republikën, demokracinë dhe Shqipërinë në Europë

Politikë

Presidenti Meta votoi që në mëngjes: Për Kushtetutën,

Që në mëmgjes, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shkuar të votojë. Presidenti, teksa hodhi votën në kuti, u shpreh se se kjo është për Kushtetutën dhe Republikën. "Për Kushtetutën, për Republikën, për demokracinë, për Shqipërinë në Evropë", thërriti ai.

Ndërsa jashtë qendrës së votimit, Meta e cilësoi këtë një ditë të bekuar, ndërsa i bëri thirrje të gjithve që të votojnë kandidatin më të mirë. "Më në fund erdhi kjo ditë e bekuar, kjo ditë e mrekullueshme edhe zoti na ka ndihmuar sot që sovrani ti ketë kushtet sa më të mira për ta shprehur vullnetin e tij.  Barazim para ligjit na e garanton vetëm barazia para votës, çdo qytetar të votojë i lirë. Në këto zgjedhje ka mundësi të votojë për kandidatin më të mirë për alternativën që besojnë. I ftoj të votojnë të lirë. Te alternativa që besojnë të zgjedhin kandidatët më të ndershëm", tha Meta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion