"Mos bëni koalicion me LSI se ju ka sharë", Basha-qytetarit në Tiranë: Mendjen te numri 9...

Politikë

"Mos bëni koalicion me LSI se ju ka sharë", Basha-qytetarit

Kreu i Partisë Demokratike ka vijuar me takimet e tij elektorale. Pasditen e kësaj të marte Basha ishte në Njësinë nr.10 të kryeqytetit.

Kryedemokrati është takuar me qytetarë, ndërsa një prej tyre i ka ka shprehur pakënaqësinë për koalicionin me LSI

“Mos bëni koalicion me LSI se ju ka sharë shumë kur nuk ishit në koalicion,” tha qytetari, ndërsa Basha ia ktheu: “Mbaje mendjen te numri 9”.

Një qytetar tjetër kishte një tjetër porosi për Bashën. “Mendo edhe për ne tironsat. Mos e lër atë të të vjedhë shprehjet e Tironës se të kemi rritur vetë’, tha qytetari.

Basha ia ktheu: “Ai shprehjet mund t’i vjedhë por këtë rrugën këtu unë ua shtrova”. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion