Miratohet rritja e pagave, Peleshi shpjegon sa përfitojnë ushtarakët, paga minimale 71 mijë lekë

Politikë

Miratohet rritja e pagave, Peleshi shpjegon sa përfitojnë

Rriten pagat për ushtarakët. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas mbledhjes se qeverise.

Niko Peleshi: Dua të jap lajmin e mirë për të gjithë ushtaraktë. Kjo rritje e madhe e pagave filloi në vitin 2022 me rritjen më të madhe me 30% dhe një premtim i kryeministrit ka qenë që pagat e FA do të rriten çdo vit deri sa ne të arrijmë nivelin mesatar të vendeve ku bëjmë pjesë, NATO.

Me këtë rritje shumë të rëndësishme sot jemi duke kaluar vendet e rajonit. Ushtari i katërt që është niveli bazë i ushtarakut në vitin 2022 ka pasur pagën 22 mijë lekë.

Me rritjen e sotme shkon në 71 mijë lekë. Diferenca brenda dy viteve e rritjes së pagës është 29 mijë lekë. Të gjitha pagave që do të lexoj i shtohet edhe një trajtim ushqimor që i jepet në formën e pagës prej 160 mijë lekë. Ne këtë vit i japim më shumë prioritet gradave më të ulëta.

Reshteri e ka pasur pagën 48 mijë e 200 lekë në vitin 2022, ndërsa me rritjen e sotme shkon në 800 mijë lekë + 160 mijë të trajtimit ushqimor. Majori e ka pasur pagën 68 mijë e 800 lekë, shkon në 107 mijë lekë pa trajtimin ushqimor. Koloneli në 2022 paguhej 110 mijë lekë, me vendimin e sotëm shkon në 158 mijë e 500 lekë. Gjenerali e ka pasur 127 mijë e 500, shkon sot në 190 mijë lekë.

Gjithashtu ministir Peleshi njoftoi edhe rritjen e pagave për personelin zjarrfikës.

Niko Peleshi: Asistent zjarri, paga aktuale është 46 mijë lekë. Paga sot shko në 60 mijë lekë. Zjarrfikësi pagën e ka 52 mijë e 500. Sot i shkon në 65 mijë. Kryezjarrfikës nga 55 mijë shkon në 70 mijë. Kryeinspektor zjarrfikës shkon nga 74 mijë e 500 shkon në 85 mijë. Inspektor zjarrfikës nga 74 mijë e 500 shkon në 70 mijë, kryeinspektor zjarrfikës nga 74 mijë e 500 shkon në 85 mijë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion