A po ndryshojnë ekranet trurin e fëmijës tuaj përgjithmonë? Ja çfarë thotë shkenca

Soft

A po ndryshojnë ekranet trurin e fëmijës tuaj

Një studim i ri i botuar në revistën Brain Health paralajmëron se eksperiencat e fëmijërisë, përfshirë kohën e kaluar para ekraneve, mund të lënë gjurmë të përhershme në tru.

Hulumtuesit identifikuan një "dritare kritike" zhvillimi që shtrihet nga lindja deri në moshën 25 vjeç. Gjatë kësaj periudhe formohen aftësi themelore si gjuha, socializimi dhe koordinimi motorik, dhe nëse këto zona të trurit nuk stimulohen siç duhet, ndërtimi i tyre më vonë bëhet shumë më i vështirë.

Ekranet paraqesin shqetësim të veçantë: stimulimi intensiv që ofrojnë i bën fëmijët më pak të interesuar për aktivitete si loja me shokë, çiklizmi apo banjat në det, pikërisht ato aktivitete që shkenca i konsideron thelbësore për zhvillim. Psikologët theksojnë se varësia nga ekranet është reale, dhe reagimet agresive kur i hiqet tableta një fëmije nuk janë kokëfortësi, janë simptomë tërheqjeje.

Këshilla e ekspertëve për prindërit është e qartë: zëvendësojini ekranet me ndërveprim njerëzor, muzikë, art dhe gjuhë të huaja, aktivitete që realisht "programojnë" trurin për jetën. Dhe nëse vendosni t'i hiqni ekranet, bëjeni me plan: zgjidhni momentin e duhur, ofroni alternativa konkrete dhe mbani mend se fëmijët imitojnë edhe sjelljen tuaj online.

ME TE LEXUARAT