Skandali tek “Onkologjiku”, Koçiu: Korrupsioni është vija e kuqe ndarëse, kemi nisur hetimet

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka folur lidhur me skandalin e djeshëm në spitalin Onkologjik.
Koçiu: Situata e djeshme në spitalin Onkologjik solli trazim. Dua ta theksoj dhe një herë për publikun që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit publik dhe kujtdo që i shkon mendja për të kryer veprime te tilla të turpshme që nuk i përkasin figurës së mjekut dhe inferierit.
Ne kemi nisur një hetim, krahas atij që ka nisur Prokuroria të cilën e inkurajoj t’i shkojë deri në fund dhe të dënojë në mënyrë shembullore të gjiothë ata që kanë kryer procedura që cenojnë figurën e mjekut. Procedimi dhe hetimi administrativ që ne kemi nisur së bashku me strukturat e brendshme të auditur dhe të korrupsionit do të jetë një hetim që do të trajtojë shumë aspekte çështjet e organizmit dhe punës në këtë shërbim.
Është e parpanueshmë dhe e patolerushme që mjeku të trajtojë jetën njerëzore si mall në tregun e shumicës.


