Ministrja britanike për Evropën i shkon në zyrë Bledi Çuçit, çfarë diskutuan

Politikë

Ministrja britanike për Evropën i shkon në zyrë Bledi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi sot një takim me ministren për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Wendy Morton, e cila ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe rritja e kapaciteteve të kontrollit në pikat kufitare ishin ndër çështjet që u diskutuan mes tyre.

“Prita sot në një takim ministren për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Wendy Morton.

Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në luftën kundër krimit të organizuar, rritjen e kapaciteteve në pikat e kalimit kufitar dhe sidomos në portin e Durrësit, si dhe për programet me fokus parandalimin e të gjitha formave të paligjshmërisë.

Prej vitesh Shqipëria dhe Britania e madhe kanë një bashkëpunim të mirë në fushën e sigurisë, kontrollit kufitar dhe goditjes së trafiqeve”, shprehet ministri Çuçi, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion