Meta: Rama e ka mbajtur peng opozitën duke blerë Bashën
Lajmifundit
/
18 Prill 2024, 22:07
Politikë

Kryetari Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama e ka mbajtur opozitën duke blerë Lulzim Bashën.
Ai tha sot në Syri Tv se Rama duke “blerë” Bashën donte të realizonte gjërat e tij, por që nuk e arriti. Meta u shpreh se Rama është peng i organizatave kriminale ndërkombëtare.
Edi Rama e njeh Ilir Metën. Rama e ka mbajtur opozitën duke blerë Lulin për ato që donte të bënte. Por nuk arriti t’i bënte. Prandaj 27 prilli është ditë e rëndësishme. Edi Rama është peng i organizatave kriminale ndërkombëtare


