Meta në protestën e opozitës: Dal në mes të Tiranës pa bodyguardë, i kam përzënë se janë patronazhistë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte pjesë e protestës ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës “5D”.
Gjatë fjalës, Meta tha se SPAK duhet të “zgjohet” dhe të hetojë Erion Veliajn pasi kryeqyteti nëpërmjet ndërtimeve pa kriter ësgrë bërë “lavatriçja më e madhe e pastrimit të lekëve nga krimi i organizuar”.
Gjithashtu Meta premtoi se Bashkinë e Tiranës shumë shpejt do t’ia kthejë qytetarëve.
“Në Tiranë dhjetra familje janë rrugëve dhe Veliaj e ka nxjerrë nënë Lizën në mes të rrugës, ka nxjerrë edhe nëna me foshnje me gaz nga shtëpitë e tyre, Tirana është vërë lavatriçja më e madhe e pastrimit të lekëve nga krimi i organizuar.
Opozita duhet ta nisë nga ata këshilltarë që nuk luftojnë si këshilltarët që folën këtu, Hajde nënë Liza, o burrneshë. Ti një ditë do të flasësh tek karrigia e atyre 5D-ve., Kjo fara e keqe e Rilindësve nuk i do nënat shqiptare, me këto tradita e halle.
I bëj thirrje këshilltarëve opozitarë që duhet të jenë bashkuar dhe të distancohen nga ofertat e Veliajt për të heshtur, zgjedhjet e vjedhura e të blera nuk e mbajnë dot gjatë atyre Veliaj.
Ndaj ti bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të Tiranës, shqiptarë të bashkohemi kundër projektit shfarosës të kombit tonë nga ky sekt kriminal, Unë kam problemet e mia, por dal në mes të Tiranës pa bodyguard. Unë i kam përzërë punonjësit e Gardës sepse janë patronazhistë.


