Vrau nipin pa dashje teksa pastronte armën, arrestohet pas 2 vitesh 65-vjeçari në Shkodër

Aktualitet

Vrau nipin pa dashje teksa pastronte armën, arrestohet pas 2 vitesh

Një 65-vjeçar është ndaluar nga policia për vrasjen aksidentale të nipit të tij të mitur.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Vlash Jakaj më datë 9 gusht 2022, duke pastruar armën e gjahut, ka vrarë aksidentalisht nipin e tij të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT