Qëlloi me kallashnikov në ajër dhe rrezikoi banorët e zonës, pranga 42-vjeçarit në Vlorë
Lajmifundit
/
5 Prill 2024, 12:07
Aktualitet

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi rrezikoi banorët e zonë duke qëlluar me kallashnikov në ajër. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Gallolec”, ndërsa sipas hetimeve rezultoi se armën e mbante pa leje.
Nga ky operacion u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov të cilën 42-vjeçari e kishte fshehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


