Martohet Bes Kallaku? Tatuazhi dedikues dhe unaza në gisht tregojnë shumë: Ejona, trëndafil në kohë lufte!

Bes Kallaku ka ndezur aludimet se mund të ketë bërë një hap të rëndësishëm në lidhjen e tij me Ejonën. Aktori ka publikuar një fotografi ku shfaqet pranë një kryqi dhe në dorën e tij duket një unazë.
Krahas fotos, Besi ka shkruar vetëm “Faleminderit Zot”, ndërsa ka zgjedhur këngën romantike “Happiest Year” të Jaymes Young. Kombinimi i unazës, mesazhit dhe këngës ka bërë që në rrjet të nisin menjëherë dyshimet se çifti mund të jetë fejuar ose martuar.

Deri tani, Bes Kallaku nuk ka dhënë një konfirmim të drejtpërdrejtë. Megjithatë, lidhja me Ejonën duket se është konsoliduar. Në janar, aktori publikoi edhe një tatuazh me emrin e saj, datën 25.12.2025 dhe dedikimin “Trëndafil në kohë lufte”. Më pas, gjatë një koncerti, ai deklaroi publikisht dashurinë për të dhe tregoi se Ejona i kishte rikthyer buzëqeshjen pas një periudhe të vështirë.
Kjo lidhje vjen pas ndarjes së shumëpërfolur të Besit nga Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka dy fëmijë, Ajkën dhe Amenin. Pas divorcit, aktori ka folur disa herë për vështirësitë emocionale që përjetoi dhe rëndësinë që fëmijët kanë në jetën e tij.
Tashmë, vëmendja është te unaza në gishtin e Besit dhe pyetja nëse ajo është vërtet simbol i një fejese apo martese me Ejonën. Për momentin, mbetet vetëm një aludim, pasi çifti nuk ka bërë ende një konfirmim zyrtar.


