Truproja e tij goditi një person, banorët e fshatit në Kukës përzënë Safet Gjicin

Politikë

Truproja e tij goditi një person, banorët e fshatit në Kukës

Banorët e fshatit Brekie në Kukës kanë përzënë ditën e sotme kryebashkiakun Safet Gjici pasi, truproja e këtij të fundit ka goditur bashkëfshatarin e tyre.

Disa persona të vënë në rresht njëri pas tjetrit kanë krijuar “mur” me trupat e tyre në hyrje të fshatit duke penguar Gjicin që të futet për të zhvilluar me ta një takim elektoral.

Ata shprehen se truproja e tij ka goditur një person me grusht në sy të tyre, ndërsa vetë Gjici e pranon se ngjarja ka ndodhur duke shtuar se do rregullohet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Bëri gabim, gabimi ishte i atij djalit. Hajde shkojmë e takojmë atë”, është shprehur Gjici.

Pasi ka tentuar të bisedojë me djalin që është goditur nga truproja e tij, banorët e kanë lejuar Gjicin të futet i vetëm.

ME TE LEXUARAT