Meta gati për të protestuar poshtë ballkonit të Berishës: Do këndojmë ‘Moj Serbi murin ta prisha"

Politikë

Meta gati për të protestuar poshtë ballkonit të

Ilir Meta ka bërë të ditur se pas konventës që do të zhvillojë Partia e Lirisë më 27 prill, do të shkojë poshtë ballkonit i Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’.

Siç i ka bërë të zakonshme daljet në rrjetet sociale, Meta shfaqet duke bërë ushtrime fizike dhe duke udhëzuar stafin për mënyrën e organizimit të Konventës.

Konventa do të nisë me këngën ‘Për ty Atdhe’, ndërsa poshtë ballkonit të Berishës do të këndojnë këngën ‘Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘Me SuperBerishën tonë, Kampionin dhe Rekordmenin absolut, jo vetëm punojmë por edhe stërvitemi si njëherë e një kohë.

Në 27 Prill, ora 10:00, e hapim Konventën Kombëtare në Pallatin e Kongreseve me këngën "Për ty Atdhe" me djalin e Mentor Xhemalit dhe e mbyllim në mbrëmje tek "Rruga e Shpresës" me këngën "Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha"!’- shkruan Meta.

 

ME TE LEXUARAT