Humbet kontrollin e automjetit, gruaja përplas makinën e parkuar
Lajmifundit
/
22 Prill 2024, 13:59
Aktualitet
Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë përgjatë rrugës Transballkanike.
Bëhet me dije se një automjet i llojit “Toyota” me drejtuese një grua ka humbur kontrollin si rrjedhojë e shpejtësisë duke goditur një automjet të parkuar anës rrugës të llojit Fiat.
Si rrjedhojë e aksidentit në fjalë është lënduar lehtë pasagjerja e automjetit të llojit Toyota, e cila është transportuar për ndihmë mjekësore me autoambulancë drejt spitalit të Vlorës.