Meta e ftoi në përballje publike, përgjigjet Edi Rama: Nuk kam kohë për të humbur

Kryeministri Edi Rama ju përgjigj ftesave të presidentit Ilir Meta dhe kreut të PD, Lulzim Basha për përballje.
Me ironi, Rama përmendi se të njëjtën ftesë Meta ja ka drejtuar edhe Damian Gjiknurit. Ai deklaroi se nuk ka kohë për të humbur me të tilla përballjesh.
“Kam shumë ftesa për të dalë, nuk kuptoj se cili nga këta është ai që flet në emër të të gjithë këtyre, nuk kam pse tu përgjigjem ftesave", tha Rama ne vizion plus.
Ilir Meta i kishte bërë ftesë edhe Gjiknurit për t’u përballur në një studio në Vlorë.
Çfarë do të thotë kjo? Presidenti i Republikës shkon në Vlorë dhe i thotë Gjiknurit “Hajde përballemi në studio”. S’ka kohë për të humbur.”


