Meta: Vdekje tradhtarëve! Gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës!

Politikë

Meta: Vdekje tradhtarëve! Gati për të firmosur Dekretin për

Presidenti Ilir Meta ka replikuar me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili deklaroi gjatë ditës se shumica po “i bën gati letrat e pensionit”.

“Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës! Shqipëria e Shqiptarëve! Vdekje tradhtarëve”, shkruan Meta në Facebook.

Më herët, Balla tha se askush nuk priste që Meta të mbante fjalën dhe të jepte dorëheqjen, por sapo të mbarojë procesi i numërimit, do t’i bënin gati “letrat e pensionit”.

Para zgjedhjeve, Meta kishte deklaruar që, nëse Rama do të fitonte zgjedhjet, qoftë edhe me 71 mandate, ai do t’i jepte edhe mandatin e presidentit. Gjatë ditës, zëdhënësi i tij, Tedi Blushi tha se Meta do të jepte dorëheqje nëse fitorja e Ramës do të ishte demokratike, diçka që, sipas tij, nuk kishte ndodhur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion