"Mësuesi i Agron Shehajt" dorëzon dorëheqjen në KQZ me gabime drejtshkrimore

Politikë

"Mësuesi i Agron Shehajt" dorëzon dorëheqjen në

Shtatë kandidatë të partive të vogla kanë dorëzuar dorëheqjen në KQZ duke u tërhequr nga gara për zgjedhjet e 11 majit.

Në dokumentin e tyre të dorëheqjes shkak kryesor kanë paraqitur arsye shëndetësore, ndërsa një kandidat i Partisë ‘Mundësia’ të Agron Shehajt nuk pranoi të ndërpriste punën e tij si mësues, gjatë periudhës zgjedhore. 

Kandidatët që janë dorëhequr janë 3 të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, një në Kukës e një në Berat, 2 të Partisë Social Demokrate të Tom Doshit në Berat dhe në Durrës, një e ADR së Edmond Stojkut në Korçë.

Kandidatët që dorëzuan dorëheqjen në KQZ
1- Averdi Syla,- “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, Kukës - arsye shëndetësore
2- Hyda Kuci, - PSD Berat - arsye shëndetësore
3- Joan Sotir, - “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, Korçë,- arsye shëndetësore
4- Daniela Alite - PSD Durrës - arsye shëndetësore
5- Xhilda Boçari, - 'Lëvizja Bashkë" Korçë - arsye shëndetësore
6- Fadil Bekaj, - Partia Mundësia, Fier - mësues 
7- Edi Piring e ADR, Korçë - arsye familjare
Kandidat i Agron Shehajt mësues që nuk di të shkruajë   

Fadil Bekaj është mësues i një shkolle publike në Hekal të qarkut të Fierit i cili kandidoi për partinë “Mundësia” të Fierit.

Në dokumentin e dorëheqjes që mësuesi Fadil Bekaj ka dorëzuar në KQZ dhe ku evidentohen shumë gabime drejtshkrimore. 

Permbajtja e dokumentit:

"Mësuesi i Agron Shehajt" dorëzon dorëheqjen në

Quhem Fadil Bekaj me nr .... banues ne Hekal qarku Fier,
Puna qe kryej eshte mesues ne shkollen publike Hekal.
Duke mos u qartesuar nga ana ligjore kam kaniduar perkanidat nga partia mundesia qarku Fier
Po ju dergoj kte kerkese se ne qofte se ligji nuk te lejon per kte periudh zgjedhore te kryesh profesionin si mesues,ateher te crrejistrohem nga kanidatura per kanidat dhe te vazhdoj profesionin e mesuesit.
Pres perjigje nga ana juaj.
RESPEKTE DHE PUNE TE MBARE
Fadi BEKAJ 21-03-2025

/shqiptarja

ME TE LEXUARAT