Me një vajzë të vogël në krahë, Fatmir Xhafajt bën votimin e veçantë: S’ka më kohë për të humbur

Politikë

Me një vajzë të vogël në krahë, Fatmir Xhafajt

Ish-kreu i reformës në sistemin e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj ka votuar mesditën e sotme.

I renditur i 23-ti në listën e qarkut të Tiranës, Xhafaj ka apeluar për daljen në votime.
“Sapo ushtrova përgjegjësinë qytetare duke zgjedhur mes kthimit pas në institucionet e minuara dhe ecjes përpara drejt progresit me institucione të konsoliduara si rezultat reformash.
S’ka më aspak kohë për të humbur për t’i dhënë një hov të ri betejave për fuqizimin e shtëpisë së re të drejtësisë e cila sot më shumë se kurrë ka nevojë për mbrojtje, përkujdes dhe garanci.

Ftoj të gjithë bashkëqytetarët e qarkut të Tiranës që të votojnë paqësisht dhe krejt të lirë këdo forcë politike apo kandidat që ata mendojnë se mund të përfaqësojë sa më denjësisht ëndrrën e tyre të kahershme për shtet të drejtë me rend dhe siguri.

Vota e sotme është vendimtare për të vazhduar rrugën e reformave shtetformuese, për të bërë drejtësi, barazi para ligjit si kyç për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Uroj dhe shpresoj që më 26 prill të mund të formatojmë njëherë e mirë të gjithë retorikat apo tensionet politike për t’ju rikthyer punës me shpresën e vizionin për një Shqipëri që është e ardhmja jonë”, shkruan Xhafaj

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion