Mblidhet grupi parlamentar i PS para Kuvendit, zbardhen porositë e Bledi Çuçit për deputetët socialistë

Politikë

Mblidhet grupi parlamentar i PS para Kuvendit, zbardhen porositë e Bledi

Bledi Çuçi mblodhi paraditen e kësaj të hëne Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

Takimi i paraprin seancës plenare të orës 17:00. Në fjalën drejtuar deputetëve, Çuçi iu kërkoi të shfrytëzojnë seancën e sotme për të sjellë në Kuvend çështjet e evidentuara nga zgjedhësit gjatë javës së gjelbër.

Lidhur me seancën e ditës së enjte, Çuçi informoi deputetët për interpelancën me Ministren e Arsimit, si dhe për projektligjet e tjera që pritet të miratohen e që deputetët do duhet të përfshihen në diskutime.

Mes tyre janë projektligji për Albcontrol, dekreti i presidentit për shtetësinë, projektvendimi për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike etj.

Mbledhja vijoi më pas me çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm, që lidhen kryesisht me probleme komunitare apo për projektligje të caktuara.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion