Mbi 18 mijë euro të padeklaruara, vaj dhe verë kontrabandë, çfarë gjeti policia në Portin e Durrësit

Aktualitet

Mbi 18 mijë euro të padeklaruara, vaj dhe verë kontrabandë,

Policia kufitare në Durrës ka goditur 3 raste të paligjshmërive në kufi. Për këto raste, DVKM Durrës referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-M. S., 60 vjeç, shtetas nga Maqedonia e Veriut, pasi gjatë kontrollit në hyrje, i janë gjetur 18 900 euro, që nuk i kishte deklaruar në kufi;

-R. K., 54 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën 80 litra vaj dhe dhjetëra shishe me verë, pa faturat përkatëse;

U. N., 29 vjeç, banues në Kosovë, pasi në dalje, ka paraqitur në sportel, pasaportë dhe kartë ID me të dhënat e një shtetasi tjetër kosovar.

Gjithashtu, u kap dhe u ndalua shtetasi S. G., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg’, për veprën penale “Vjedhja”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion