“Ndryshuan datën por…”/ Paralajmërojnë qytetarët: Të hënën protestë para Kuvendit që në mëngjes

Aktualitet

“Ndryshuan datën por…”/ Paralajmërojnë

Protestuesit kanë paralajmëruar nga sheshi para kryeministrisë se ditën e hënë do të jenë për të protestuar tek Kuvendit që në mëngjes.

Aktivisti Edison Lika njoftoi nga podiumi i protestës sot se qytetarët do të jenë përsëri mëngjesin e të hënës para parlamentit, teksa ligjëvënësit do të mblidhen për seancën e fundit para se të marrin pushimin e verës. 

Ai shpjegoi se deputetët e qeverisë ndryshuan datën e seancës.

“Në fillim seanca ishte parashikuar për në datën 30 korrik, por ata e ndryshuan për në datën 27, të hënën.

Ne u themi siç ia bëmë që në mëngjes, ne përsëri aty do jemi. Ka ardhur nga Britania e madhe, ia dogjën trupin krejt në protestën e kaluar por flamurin e mbajti në krah. Ja kështu e sulmojmë ne Parlamentin, me flamur”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion