FOTO/ Vrau biznesmenin serb pas sherrit në lokalin në Gjermani, ky është autori nga Kosova

Kosovë&Rajon

FOTO/ Vrau biznesmenin serb pas sherrit në lokalin në Gjermani, ky

Një ngjarje e rëndë u regjistruan ditën e djeshme (28 prill) në Duaseldorf të Gjermanisë, ku një shtetas kosovar, ekzekutoi me armë zjarri një shtetas serb, pronar i një restoranti.

Pas debatit në ambientet e brendshme të restorantit, dy shtetasit kanë dalë jashtë për t’u sqaruar, por kosovari papritur ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë serbin.

Gazeta Insajderi mëson se i dyshuari është Rrustem Llapi. Ai është arrestuar nga policia.

Derisa, raportohet se i vrarë ka mbetur Aleksandër Stefanoviç, i njohur për arte marciale.

Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktim njiheshin me njëri-tjetrin. Pas ngjarjes jashtë ambienteve të restorantit, raportohet se kosovari është rifutur brenda dhe ka kërcënuar klientët, para se të vihej në pranga nga autoritetet.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion