Marrëveshja me Shqipërinë për energjinë, Meloni: Krenare për nismën! Koha që transformimet e forta

Shqipëria, Italia dhe Emiratët e Bashkuara Arabe pritet të nënshkruan sot një marrëveshje për shtrirjen e kabujve nënujorë mes Shqipërisë dhe Italisë, për energjinë elektrike.
Në fjalën e saj në eventin e mbajtur në Abu Dhabi, Meloni u shpreh se ishte krenare për nismën, ndërsa shtoi se ky është momenti që të përfitojmë nga ndryshimet e mëdha që po ndodhin në botë dhe t’i shohim si mundësi.
“Krenare për nismën e cila do të ndikojë që të prodhohet energji e gjelbër në Shqipëri dhe transferimin e një pjese të saj në Europë
Tregon në mënyrë të prekshme forma të reja bashkëpunimi që mund të ndërtohen edhe mes partnerëve gjeografikish të largët, por që e shohin fushën e shahut në tërësi jo vetëm një pjesë të saj që kanë më afër.
Nisma, hap konkret drejt një lidhje globale për të furnizuar me energji në mënyrë të dy kahshme.
E dimë që jetojmë në epokë komplekse shënjuar nga transformime të forta, por dose do të vuajmë transformimet dhe të mos bëjmë asgjë ose t’i shohim ato si mundësi. Besoj fort se duhet të zgjedhim këtë të dytën”, tha ajo.


