Maliqi thirrje Ramës pas dënimit të Hajdarit: Shkarkoje, të mbahen zgjedhje për 45 ditë

Politikë

Maliqi thirrje Ramës pas dënimit të Hajdarit: Shkarkoje, të

Përmes një reagimi në Facebook, Lefter Maliqi shkruan se pas dënimit të kryebashkiakut Kreshniku Hajdari, Rama duhet ta shkakrkojë këtë të fundit.

Ai shton se  Kreshnik Hajdari do merret i pandehur edhe për 6 kallëzime të tjera; për korrupsion, abuzime me detyrën, falsifikim.

Maliqi: Dënohet me 1 vit burg nga Gjykata e Posaçme e Krimit të Organizuar, e konvertuar me 150 orë pune të detyruar, duke e shpallur fajtor Hajdarin, ‘pengun’ e ish fatorinos Salillari.

 Kryeministri duhet ta shkarkojë në bazë të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe Kuçova të kalojë për 45 ditë në zgjedhje të parakohëshme. Hajdari do merret i pandehur edhe për 6 kallëzime të tjera; për korrupsion, abuzime me detyrën, falsifikim etj. Celibashi duhet të marrë vendim menjëherë për shkarkimin e tij, pas këtij dënimi, pasi u urdhërua edhe nga “KAS” dhe të njoftojë Presidentin e Republikës për shpalljen e datës së zgjedhjeve.

Hajdari i cili iku me vrap pas dënimit, pasi ju shmang kamerave dhe mediave, sepse siç dihet është i paaftë dhe të jap dorëheqjen vet pa pritur t’a shkarkojnë institucionet. Beteja ligjore vazhdon, s’ka kthim pas deri në rikthimin e Bashkisë Kuçovë te grabitur më “14 Maj”, tek qytetarët. Kuçova nuk meriton Kryetar të dënuar dhe abuzues me detyrën! Kuçova duhet të kthehet në “Kantier Ndërtimi”!

 

ME TE LEXUARAT