Mbolli 80 bimë me lëndë narkotike në tokë shtetërore, e pëson 41-vjeçari në Mallakastër

Aktualitet

Mbolli 80 bimë me lëndë narkotike në tokë
Një 41-vjeçar është arrestuar në Mallakastër, pasi dyshohet se kishte kultivuar 80 bimë Cannabis Sativa në një sipërfaqe toke shtetërore në fshatin Cfir.

Sipas Policisë, i arrestuari, me inicialet K. L., banues në Cfir, i kishte mbjellë bimët në një parcelë pranë sipërfaqes së tokës që ka në pronësi.

Gjatë ndërhyrjes, pjesa më e madhe e bimëve narkotike u asgjësua me djegie, ndërsa një pjesë e vogël u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Mallakastër/Finalizohet operacioni i koduar “Burimi”. Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohet një 41-vjeçar që kishte kultivuar bimë Cannabisi, në një sipërfaqe toke shtetërore në fshatin Cfir.

Asgjësohen dhjetëra bimë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin dhe i intensifikimit të punës operative, me objektiva parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të hapura dhe të mbyllura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër finalizuan operacionin e koduar “Burimi”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi K. L., 41 vjeç, banues në fshatin Cfir.

41-vjeçari dyshohet se ka kultivuar 80 bimë narkotike Cannabis Sativa, në një sipërfaqe toke shtetërore, në afërsi të sipërfaqes së tokës që ka në pronësi në fshatin ku banon.
Pjesa më e madhe e bimëve narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Kontrollet kundër kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."

ME TE LEXUARAT