Përplasen dy makina në Shkodër, humb jetën 4-vjeçari

Aktualitet

Përplasen dy makina në Shkodër, humb jetën 4-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 4-vjeçari ka ndodhur  në Shkodër.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy automjetet në aksin “Shkodër-Velipojë”. Dy drejtuesit e automjeteve janë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve.


Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT