Luftë e fortë brenda demokratëve, drejtuesit politik të PD-së, s’ja dalin të marrin mandatin e deputetit

Politikë

Luftë e fortë brenda demokratëve, drejtuesit politik të'

Lulzim Basha i besoi disa muaj më parë 12 qarqe të vendit 19 drejtuesve politike për të udhëhequr demokratët në zgjedhjet e 25 prillit. Renditja në lista e kandidatëve krijoi pakënaqësi, por megjithatë në këto zgjedhje gjithsecili kishte mundësi për të treguar peshën elektorale në zonën ku kishte marrë besimin e kryedemokratit Basha.

Nëse i referohemi rezultateve në marra nga drejtuesit politik konstatojmë se disa prej tyre kanë marrë një rezultat shumë herë më të ulët se përfaqësuesit e listës.


Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, drejtuesi i listës së Elbasanit, mundi t’i sjellë demokratëve 6 mandate por pavarësisht kësaj ka rrezikuar të marrë mandatin me 300 vota më shumë se kreu i degës së Elbasanit, Eugen Isai, i cili u skualifikuar pasi Luçiano Boçi theu herësin.\Edhe përse nuk është përfunduar numërimi, edhe në Durrës, drejtuesi politik Edi Paloka nuk ka rezultuar të jetë më i votuari, në qarkun ku më e votuara rezulton kandidatja e 9, Manjola Luku.

Në Fier drejtuesi politik Enkelejd Alibeaj, renditet i dyti në qarkun që më i votuari rezulton ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj,

Vota personale nuk kanë marrë edhe shumë prej drejtuesve politik të PD në Tiranë. Lulzim Basha rezulton më i votuari nga strukturat e PD dhe qytetarët por drejtuesit e PD në Tiranë, Alfred Rushaj, Albana Vokshi dhe Aldo Bumçi.

Në Shkodër, Helidon Bushati drejtuesi politik i qarkut, renditet i dyti me numër votash ku ish-deputeti Bardh Spahia i renditur i shtati ka rezultuar më i votuari por pa mundur për të thyer herësin me 7219 vota.

Drejtuesit politik të cilët kanë rezultuar më të votuarit e qarkut janë Flamur Hoxha në Kukës, Xhelal Mziu në Dibër, Bujar Leskaj në Vlorë, Tomorr Alizoti në Berat dhe Tritan Shehu në Gjirokastër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion