Ngjarje e rëndë në SHBA, 19-vjeçari ther me thikë dy vajzat shqiptare (Detajet)

Bota

Ngjarje e rëndë në SHBA, 19-vjeçari ther me thikë dy

Një 19-vjeçar ka ndjekur dhe vrarë dy shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat e huaja bëjnë me dije se i riu ka ndjekur viktimat e tij deri në shtëpi dhe më pas ka hyrë nga një dritare dhe i ka therur me thikë.

Departamenti i Policisë Largo tha se detektivët dyshojnë se Sage Gayle Curry ndoqi viktimat në deri në shtëpinë e tyre dhe hyri nga një dritare dhe më pas theri me thikë kuzhine dy gratë.

Në mënyrë të përsëritur ai goditi viktimën e parë në gjoks kur ajo ishte duke fjetur. Më pas Curry e goditi me thikë disa herë në fytyrë dhe qafë pasi gruaja e dytë u përpoq ta mbronte atë.

Curry iku me shpejtësi nga ndërtesa, por u plagos dhe menjëherë i kërkoi ndihmë një miku, i cili më pas thirri policinë.

Sulmi “besohet të jetë një veprim i rastësishëm”, tha policia e Largos në një deklaratë të martën. Sidoqoftë, kjo “mund të ndryshojë” ndërsa hetimi vazhdon.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion