Lindita Nikolla anulon seancën parlamentare, ja si i përgjigjet shqetësimit të deputetëve të opozitës

Politikë

Lindita Nikolla anulon seancën parlamentare, ja si i përgjigjet

Kuvendi kishte parashikuar ditën e sotme të mblidhej në seancë plenare. Por me anë të një shkrese, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka njoftuar deputetët e opozitës për anulimin e saj.

Në letrën e Nikollës thuhet se për shkak të kërkesës së disa deputetëve të cilët janë të angazhuar në fushatë me zgjedhësit, seanca e sotme do të shtyhet.

“Nisur nga kërkesa e disa deputetëve se për shkak të angazimeve të tyre në veprimtari me zgjedhësit e kishin të pamundur pjesëmarrjen në seancën e ditës së hënë, kam ngarkuar shërbimin  e seancës të njoftojë deputetët për moszhvillimin e seancës”, thuhet në shkresën e saj.

Më tej ajo shton se Kuvendi ka pasur edhe raste të tjera kur kryetari i Kuvendit ka vendosur të mos zhvillohet seanca plenare në datën e planifikuar për shkak të kërkesave të ardhura nga deputetët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion