Përplasje me tone të ashpra mes Braçes dhe zv. Ministres së Infrastrukturës: Na trembët deputet, Qetësohuni!

Politikë

Përplasje me tone të ashpra mes Braçes dhe zv. Ministres

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali, ka komunikuar me tone të ashpra së bashku me deputetin socialist Erion Braçe.

Gjatë leximit të raportit në Komisionin e Ekonomisë, aty ku po diskutohet projekt-buxheti 2026, asaj iu kërkua të tregojë shifra.

Milva Ekonomi: Ne duhet ta përdorim kohën me ekonomicitet.
Edona Bilali: Unë jam e gatshme ta ekonomizojmë edhe më shumë kohën.

Milva Ekonomi: Mund ta përmblidhni diskutimin tuaj, që t’i japim mundësi pyetjes.

Edona Bilali: Nuk po përmendim projekte të tjera…

Erion Braçe: Mund t’i përmendësh të gjitha, por pa fjalë të tepërta.

Edona Bilali: Do përpiqemi të mos e teprojmë, shumë faleminderit për këtë shënim. Patjetër që do të përpiqemi, ju falenderojmë për mundësinë .

Erion Braçe: Lëre aman të keqen, që e vlerëson shumë.

Edona Bilali: Na trembët deputet, na trembët. Qetësohuni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion