Atentati ndaj Gilmando Danit, mbi 80 gëzhoja në vendngjarje! Si paraqitet gjendja e Muçi Shaljanit

Aktualitet

Atentati ndaj Gilmando Danit, mbi 80 gëzhoja në vendngjarje! Si

Makina tip Toyota, e cila u përdor nga autorët e atentatit në Rinas ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani alias Sheqeri, rezulton e vjedhur në Greqi në tetor 2022.

Ndërkohë, siç raportuam edhe një ditë më parë, targat e automjetit, rezultojnë po ashtu të grabitura në shteti grek, vitin e kaluar.

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi mesditën e 11 Nëntorit në afërsi të aerportit të Rinasit ku viktima, mik dhe krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, si edhe efektivi i AMP-së ishin kthyer nga Barcelona.


Sipas, ekspertizës paraprake mjekoligjore nga morgu i Tiranës, Gilmando Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja.

Në Spitalin e Traumës, vijon të jetë i intubuar Muçi Shaljani, në gjendje të rëndë shëndetësore, i cili mori 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion