Inceneratorët, grupi parlamentar i PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën në Kuvend

Politikë

Inceneratorët, grupi parlamentar i PD kërkon interpelancë

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi në një dalje nga Kryesia e Kuvendit ka thënë se duan interpelancë me kryeministrin Edi Rama sa i takon aferës së inceneratorëve.

Bardhi tha se nuk do pranojnë me person të deleguar nga Rama por se në seancë duhet të jetë i pranishëm vetë kryeministri.

“Kërkesa për interpelancë me Ramën sa i takon kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetajt është urgjente.

Për gazetarët ajo është aferë personale e tij, pagesat nga buxheti i shtetit mund të ndalen me urdher të Ramës. Ai mund të vërë mekanzimin shtetëror në lidhje me këtë aferë. Nuk do lejojmë interpelancë me person të deleguar nga kryeministri”- u shpreh Bardhi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion