Lapaj thirrje për pjesëmarrje në protestë: Më 4 janar nuk do të tresim bakllavanë, por regjimin

Politikë

Lapaj thirrje për pjesëmarrje në protestë: Më 4 janar

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka mbajtur sot përpara kryeministrisë një fjalim, duke e cilësuar situatën në vend si një “mekanizëm monstruoz” që, sipas tij, ka kapur Shqipërinë si kancer.

Lapaj u shpreh se asnjë qytetar i vetëm nuk mund ta rrëzojë këtë sistem, por theksoi se qëndresa individuale në krah të së drejtës, e bashkuar çdo ditë, do të japë frytet e veta.

“Secili nga ne është një milingonë përballë një mekanizmi monstruoz si ky, por duke u shtuar çdo ditë, ne kemi mbjellë një farë që do të japë frytet e veta”, deklaroi ai.

Duke iu referuar protestës së paralajmëruar, Lapaj tha se më 4 janar qytetarët nuk do të festojnë, por do të jenë në shesh për të kundërshtuar qeverinë.

“Në datën 4 janar nuk do të tresim bakllavanë, por do të jemi duke tretur regjimin”, u shpreh ai.

Lapaj ironizoi edhe daljen e fundit publike të kryeministrit Rama, pas një mungese disa javore, duke thënë se propaganda e tij nuk po funksionon më. Ai reagoi edhe ndaj deklaratës së Ramës, i cili i ka quajtur protestuesit “700 tenxherexhinj të llumit”.

“Sot na quajti 700 tenxherexhinj që duan të destabilizojnë Shqipërinë. Tenxherexhinj janë ata që vjedhin atdheun, tenxherexhinj janë ata që vjedhin lekët e ilaçeve të qytetarëve”, theksoi Lapaj.

Fjala e Lapajt:

“Secili nga ne është një milingonë përballë një mekanizmi monstruoz si ky, dhe asnjë nga ne I vetëm nuk mund ta zhbëjë këtë kancer që e ka kap SHqipërinë, por padiskutim që qendresa e secilit nga ne në krah të së drejtës është një dëshmi ndaj të të madhit zot.

Duke u shtuar cdo ditë, ne kemi mbjellë një farë që do të japë frytet e veta. Në datën 4 janar janar nuk do të tresim bakllavanë por do të jemi duke tretur regjimin. Pas 3 javësh mbreti hajdut ka dalë dhe ka fol sot.

Kishte 3 javë që bëlbëzonte dhe nuk flistë më sic më parë ndodhte që na dilte dhe ne kanatën e frigoriferit. Ka dalë 3 javë që nuk I del kollaj zëri, ka 3 javë që nuk I ngjit më propaganda. Sot kishte dalë dhe na kishte quajtur 700 tenxherexhijë e llumit që duan të destabilizojnë Shqipërinë.

Por tenxherixhinj janë ata që vjedhin atdheun, tenxherixhinj janë ata që vjedhin lekët e ilaceve të atdheut.”

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion