Padia e Veliajt, Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Presidentit për zgjedhjet e 9 Nëntorit në Bashkinë e Tiranës. Vendimi erdhi pasi Kushtetuesja u vu në lëvizje nga Erion Veliaj, i cili ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës.
“Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erjon Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 Tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë”, sqarohet në njoftimin e Kushtetueses.
Avokatët e Veliajt më 2 Tetor, depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.
Me vendimin e Kushtetueses, do të thotë që zgjedhjet e pjesshme nuk do të zhvillohen.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nëse ndodh që Gjykata Kushtetuese të kthejë dekretin, zgjedhjet nuk do të zhvillohen.
Nga ana tjeter, GJK, ka vendosur që ankimimi i Erion Veliaj të shqyrtohet me datën 31 Tetor.
Në vendim thuhet se “Kushtetuesja kaloi çështjen me kërkues Erjon Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 Tetor 2025”.
“Gjykata Kushtetuese vendosi njezëri të kalojë çështjen me kërkues Erjon Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 Tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë”, sqarohet në vendim.
Më 2 Tetor, avokatët e Veliajt depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.


