Aksident në Durrës, dy të moshuar përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është shënuar në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas policisë, në aksident janë përfshirë automjeti me drejtues shtetasin F. K., 54 vjeç, dhe automjeti tjetër me drejtues shtetasin E. N., 35 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë në automjetin që drejtonte 35-vjeçari: shtetasit A. N., 85 vjeç dhe B. N., 76 vjeçe.
Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, ata janë jashtë rrezikut për jetën.
2 të dëmtuarit janë në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit” njofton policia.


